Ad imageAd image

Albin Kurti i shkruan Thaçit: S’e kuptoj insistimin tuaj për çështje dytësore, duhet të luftojmë COVID-19

1 min lexim

Një ditë pas letrës së Presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili nuk i dërgon sërish emrin e mandatarit për të krijuar qeverinë e re, duke i kërkuar të lërë çështjet dytësore e tretësore dhe të ndihmojë në luftën kundër COVID-19.
“Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e njëjtë që po pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t’u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët- COVID-19”.

Ndani këtë artikull