Ad imageAd image

Albin Kurti, viziton sot Tiranën si kryeministër i Kosovës

1 min lexim

Albin Kurti do të vizitojë sot Tiranën, vizita e tij e parë si Kryeministër jashtë vendit.

Kurti ka parashikuar takime me Ramën, Ruçin, Metën, Veliaj dhe Bashën.

Me kryeministrin Rama ai do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

- reklamë -
Ad imageAd image

Qëndrimi i tij do të zgjasë një gjysmë dite. Nisja drejt Morinës për kthimin në Kosovë është parashikuar në 12.40.

Vizita u paralajmërua nga Kurti gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

“Unë synoj që javën e ardhshme të vizitoj Tiranën dhe të zhvilloj takime me liderët institucional atje, me kryeministrin Rama, me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha dhe në këtë mënyrë t’i diskutojmë së bashku këto çështje”, tha Kurti. 

`Unë nuk jam kundër iniciativave për bashkëpunim rajonal, mirëpo aty duhet të jetë parimi i reciprocitetit dhe përderisa Republika e Shqipërisë i njeh më mirë fqinjët tanë jugor dhe perëndimor, është Republika e Kosovës ajo që i njeh më mirë fqinjët tanë lindor dhe veriorë dhe në këtë aspekt ne mund të jemi komplementar.

Ndani këtë artikull