Ad imageAd image

“Ambasadorët njerëz të mirë, që gënjejnë kryeqytetet e tyre për llogari të qeverisë mikpritëse”

1 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas debateve të fundit mbi qëndrimet e ambasadorëve të huaj në vendin tonë.

Deputeti Pollo ka sjellë një shprehje të Henry Wotton, në fillim të shekullit të 17-të, i cili ka thënë se: “Ambasadorët janë njerëz të mirë, të dërguar për të gënjyer për llogari të qeverive të tyre”.

Megjithatë Pollo thotë se kryeministri Rama e ka ndryshuar këtë shprehje në: “Ambasadorët janë njerëz të mirë që gënjejnë kryeqytetet e tyre për llogari të qeverisë mikpritëse”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Më vonë gjatë ditës do të zhvillohet një festë lamtumire e ambasadores së BE-së në Tiranë Romana Vlahutin dhe ambasadorit amerikan Donald Lu. Zyra e deputetit demokrat konfirmoi se kishte refuzuar me mirësjellje ftesën për të marrë pjesë në këtë aktivitet.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull