Ad imageAd image

Shqetësimi i ambasadorit britanik: Reforma në drejtësi po ecën më ngadalë se ç’duhej

2 min lexim

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman,e ka cilësuar të ngadaltë zbatimin e reformës në drejtësi.

Zoti Norman vlerësoi zhvillimet e fundit, si krijimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), por ai tha se:

“Realiteti është se reforma po ecën më ngadalë se çdokush do të mendonte dhe kjo përfshin edhe ata që janë të përfshirë në të”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ambasadori britanik analizoi se “ngadalësia vjen si rezultat se reforma nuk është e lehtë, por që është shumë e rëndësishme të çohet deri në fund”. Zoti Norman ishte më direkt teksa tha se priste që “qeveria të qëndrojë e përkushtuar për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

Britania e Madhe u largua nga BE-ja. Megjithatë Ambasadori Norman tha se vendi i tij “e mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë si vijim i proceseve të reformave”.

“[…] për të qenë i sinqertë nuk mendoj se është çështje a je pjesë e BE-së apo jo. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu mbështetës të fortë për aleancën e Shqipërisë me BE-në dhe ne do të jemi plotësisht të këtij mendimi.”

Norman theksoi se pas daljes së Britanisë nga unioni, prezenca diplomatike me Shqipërinë do të shtohet. Nga 5 diplomatë që kishte 3 vite më parë, në fund të këtij viti do të ketë 18-të”.

Ambasadori konfirmoi se kishte ndikuar në uljen e palëve politike në tryezën e bisedimeve për reformën elektorale. Ai tha se “do ta monitorojmë dhe mbështesim reformën zgjedhore në linjë me rekomandimet e ODIHR derisa të përfundohet”.

Ndani këtë artikull