Ad imageAd image

Ambasadori i BE/ Soreca: Bashkëpunojmë me PD-në edhe me Berishën si kryetar të saj

1 min lexim

 

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka folur nga Korça në lidhje me propozimin e PD-së për vetingun në radhët e politikanëve. Po ashtu ai komentoi edhe situatën e brendshme në PD.

Soreca u shpreh se nisma e PD për vetingun tregon rëndësinë që ka pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, ndërkohë që nuk e mohoi bashkëpunimin me Berishën, e shpallur non- grata nga SHBA.

- reklamë -
Ad imageAd image

Soreca tha se ambasada e BE nuk e ka ndaluar komunikimin me politikanët shqiptarë në asnjë moment, e madje as në kohën kur opozita dogji mandatet dhe braktisi Kuvendin.

“Ne punojmë me të gjitha forcat politike, ne kemi bashkëpunuar me PD edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit, dhe ne do të ndjekim zhvillimet brenda partisë, asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat politike,” tha Soreca.

 

Ndani këtë artikull