Ad imageAd image

Ambasadori i ri gjerman hedh firmën e parë, ja çfarë do financojë

2 min lexim

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, i cili mori zyrtarisht detyrën pak ditë më parë, ka nisur menjëherë punën. Kryediplomati gjerman ka nënshkruar bashkëpunimin e parë, që lidhet me të drejtat e grave dhe dhunën ndaj tyre, një fenomen shumë i përhapur në Shqipëri.

Ambasada gjermane njofton se kryediplomati Zingraf do të mbështesë financiarisht këtë projekt të rëndësishëm për mbrojtën e grave shqiptare dhe barazinë gjinore, i cili realizohet nga që prej vitit 2017 nga organizata gjermane në Tiranë “Schüler Helfen Leben”.

“Projekt në shkolla për informimin mbi dhunën me bazë gjinore +++ Organizata „Rjeti i Grave Barazi Në Vendimmarrje – Ëomen’s Netëork „Equality in Decision Making (EDM)“ angazhohet prej kohësh me të drejtat e grave në Shqipëri. Përmes projektit „Strengthening Youth, Preventing Violence“, organizata starton në 14 shkolla në Shqipëri një fushatë informuese në mbarë vendin mbi dhunën me bazë gjinore.

- reklamë -
Ad imageAd image

Një projekt pilot është realizuar me sukses që në vitin 2017 me ndihmën e organizatës gjermane në Tiranë “Schüler Helfen Leben“ (nxënësin ndihmojnë jetën). Ambasada shpreh kënaqësinë të mbështesë financiarisht këtë projekt të rëndësishëm. Ambasadori Peter Zingraf dhe drejtoresha e EDM-së, Edlira Cepani, nënshkruan këtë javë në Tiranë bashkëpunimin mes tyre”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

  • foto galeri
Ndani këtë artikull