Ad imageAd image

Anëtari i Presidencës së Bosnjës kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës

2 min lexim

Anëtari kroat i Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshic, kërkoi që të mërkurën të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kreut Kolektiv të Shtetit mbi propozim-vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, Millorad Dodik, anëtar serb i Presidencës, kërkoi që po nesër të zhvillohet një seancë, ku do të diskutohej nisma për zhvendosjen e ambasadës së Bosnjës nga Tel Avivi në Jerusalem.Por, Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë iu konfirmua nga Presidenca e Bosnjës se asnjëra prej këtyre seancave nuk do të mbahet nesër.Të mërkurën, në Bosnje arrin zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, i cili do të takohet me anëtarët e Presidencës.

 

Dodik tha të martën në Mostar se Palmer është i informuar rreth nismës për zhvendosjen e ambasadës së Bosnjës nga Tel Avivi në Jerusalem. Komshic tha se ky paralajmërim është “hipokrizi” dhe se në Bosnje nuk ka njeri që është më kundër interesave amerikane sesa Dodiku.

- reklamë -
Ad imageAd image

Dodik është nën sanksione të SHBA-së qysh në vitin 2017 për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës për të ndaluar organizimin e një referendumi.Ndryshe, javën e kaluar, Serbia, në kuadër të një marrëveshjeje me Kosovën, të nënshkruar në Uashington, ka rënë dakord për zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem.Por, statusi i Jerusalemit është një çështje rreth së cilës ka mospajtime mes shtetit të Izraelit dhe autoriteteve palestineze.

Izraeli e pretendon të tërin si kryeqytet të vetin, ndërsa palestinezët e shohin Jerusalemin Lindor – i cili është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967 – si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.Në vitin 2017, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe, në bazë të atij vendimi, kanë bartur ambasadën në Jerusalem.Megjithatë, nga vendet e Bashkimit Evropian asnjë shtet nuk e ka ndjekur një hap të tillë.

Ndani këtë artikull