Ad imageAd image

Arrestimet për djegien e flamurit serb – me urdhër, po Rama ta dijë se protestat s’do të ndalen’

1 min lexim

 

Përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit të PD, Albana Vokshi dhe Klevis Balliu, kanë ndjekur sot vendimin e Gjykatës së Tiranës për të rinjtë e akuzuar për djegien e flamurit serb në Tiranë, pas protestës së të hënës. Për ta u mor vendimi lirim me detyrim paraqitjeje, por Vokshi dhe Balliu e konsideruan procesin si politik që në fillim,

Vokshi akuzoi kryeministrin e vendit si urdhëruesin e arrestimit të tyre: “Edi Rama urdhëroi arrestimin e protestuesvee kundër planeve famëkeqe antishqiptare. Duhet t’i bëjmë me dije Ramës se protestat që kanë filluar nuk do të ndalen. Ne e përshëndesim qëndrimin e gjykatës, por e theksoj se arrestimi është i paligjshëm, ndaj inkurajojmë organet e drejtësisë që hetimet t’i bëjnë në mënyrë objektive dhe të mos marrin porosi nga Edi Rama.”

- reklamë -
Ad imageAd image

Nga ana tjetër, Balliu theksoi se arrestimi i të rinjve “është politik, sepse arrestimi është bërë vetëm pas statusit që ka bërë Edi Rama në rrjetet sociale

Ndani këtë artikull