Ad imageAd image

“Astiri” i kthehet Ramës: S’tërhiqemi deri në dorëheqjen tënde

1 min lexim

Banorët e Unazës së Re kanë dalë në rrugë në ditën e 138-të të qëndresës së tyre. Ata kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre dhe anulimin e projektit.

Ata thërrasin “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, “Rama ik” ndërsa kanë deklaruar se nuk do tërhiqen në mbrojtjen e shtëpive të tyre deri në fitimin e çështjes së tyre.

Në mbështetje të tyre kanë vajtur edhe ish-deputetët e Partisë Demokratike të cilët deklaruan se ata janë në mbështetje të qytetarëve dhe për këtë arsye kishin djegur mandatet.

- reklamë -
Ad imageAd image

Klevis Balliu tha se protestat në vend do vijojnë deri në largimin e qeverisë Rama dhe zhvillimin e zgjedheve të parakohshme, të lira e të ndershme.

Ndani këtë artikull