Ad imageAd image

Audio-përgjimi/ Deputetët e PD refuzojnë Prokurorinë e Ramës

1 min lexim

Dy deputetët e PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, dhe ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, nuk do të paraqiten në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Dy deputetët janë ditën e sotme në seancën parlamentare, ndërsa Bardhi mësohet se nuk do të paraqitet.

Të tre zyrtarë e PD-së ishin thirrur sot nga prokuroria në lidhje me audio-përgjimin Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm, i dënuar në Itali me 7 vite e 2 muaj burg për trafik droge.

- reklamë -
Ad imageAd image

Shkak për mos vajtjen e deputetëve në prokurori është bërë seanca e sotme parlamentare.

Deputetët kanë kërkuar që prokuroria ti thërrasë një ditë tjetër për të dhënë dëshminë e tyre.

Ndani këtë artikull