Ad imageAd image

“Balla ky lolo i vogël që përdoret për të mashtruar njerëzit”, reagimi i PD-së

1 min lexim

Kreu i deputetëve të PS-së, Taulant Balla ironizoi sot protestat e opozitës.

Ai u shpreh se mosbindja civile fillimisht duhet të nisë nga kryedemokrati Basha i cili, sipas Ballës nuk paguan faturën e ujit të pijshëm nga shtatori i 2017-ës.

“Ky është i pari që e ka filluar “mosbindjen civile”, pastaj po e ndoqi njeri mbrapa mirë. E sigurtë që nuk do ta ndjekë njeri mbrapa”, tha Balla.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në përgjigje të socialistit Balla, Partia Demokratike e quan një lolo i vogël që Edi Rama e përdor çdo ditë për të mashtruar njerëzit .

“Taulant Balla ka shpifur dhe mashtruar sot kundër Lulzim Bashës. Është një lolo i vogël që Edi Rama përdor çdo ditë për të mashtruar njerëzit që ata të mos mendojnë për Saimir Tahirin, Agron Xhafajn, Damian Gjiknurin, Vangjush Dakon.

Regjimi i banditëve në pushtet mund të mbahet në këmbë vetëm me shpifje, mashtrim dhe manipulim, sepse e vërteta i rrëzon dhe do t’i rrëzojë. Atëherë shqiptarët do të clirohen dhe argëtohen me fundin qesharak të lolove si Balla,” tha zëdhënsja e PD, Ina Zhupa.

Ndani këtë artikull