Ad imageAd image

Banorët e Unazës së re bashkohen me studentët: Bashkë kundër Ramës

1 min lexim

Protestës së studentëve i janë bashkuar me qindra qytetarë sot para Kryeministrisë.

Para pak minutash i janë bashkuar edhe banorët e Unazës së Re. Disa ditë më parë banorët nuk janë lejuar që të bashkohen me studentët, pasi protesta e atyre është kthyer dhe në politike, ndërsa studentët kanë vendosur ta mbajnë “të pastër” nga politika protestën e tyre.

Banorët e Unazës së Re janë pritur me duartrokitje dhe ovacione banorët e Protestës. Ata sot nuk po vijnë vetëm për shtëpitë që do prishen si pasojë e projektit të Unazës, por dhe si prindër të fëmijëve që dërgojnë në universitet.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull