Ad imageAd image

Bardhi: Erion Veliaj është çirak i organizatës mafioze Ndragheta

1 min lexim

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, si një çirak të organizatës Ndragheta, pas zbulimit të përgjimeve të antimafias italiane, ku biznesmenë të lidhur me mafian kanë zhvilluar takime me Veliaj për ndërtimin e kullave shumëkatëshe në Tiranë, në këmbim të 20 përqind të vlerës së ndërtimit.

‘Dy njerëzit më të afërt të Edi Ramës, Saimir Tahiri dhe Erjon Veliaj dalin në përgjimet e antimafias italiane si të përfshirë në afera kriminale. Të dy duke shpërdoruar postin e lartë që ua dha shefi i rilindjes Edi Rama. Teksa Tahiri shkoi para drejtësisë, Veliaj vijon bën fushatë për mazhorancen ku ka kurajon të shpifë çdo ditë, edhe pse del se është cirak i organizatës më të urryer mafioze në Europë, Ngragheta.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Të dashur miq, mos të kemi iluzionin se drejtësia do të thërrasë Veliajn, edhe pse është në pozita më të rënda se Tahiri. Veliaj mbrohet nga bosi i tij se janë bashkë në afera me mafian! Por ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi me 25 prill. Dita po vjen!’

Ndani këtë artikull