Ad imageAd image

Basha 1 orë takim me aleatët në selinë e PD

1 min lexim

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhviluar sot për gati 1 orë një mbledhje me aleatët opozitarë.
Mbledhja u zhvillua në orën 15:00 dhe përfundoi në orën 16:00.

Temë kryesore që ka tensionuar dhe skenën politike ditët e fundit mbeten ndryshime kushtetuese që mazhoranca do që t’i reflektojë në Kodin Zgjedhor

- reklamë -
Ad imageAd image

Opozita e Bashkuar kërkon që koalicionet parazgjedhore mos hiqen dhe listat të hapen 100%, teksa PS ka në tryezë draftin me lista të hapura por me kushte, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore por lejimin e atyre me listë të përbashkët, si dhe prag zgjedhor 3%.

Ndani këtë artikull