Ad imageAd image

Basha dhe Kryemadhi koordinohen për seancën e nesërme, ‘luftë’ me qeverinë për taksat

1 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kanë zhvilluar një takim për një orë në Selinë e PD-së, për të diskutuar për seancën e nesërme parlamentare dhe strategjinë e opozitës në këtë drejtim. Kryemadhi shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Pas këtij takimi kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë një mbledhje me deputetët e grupit parlamentar të PD-së.

Nesër, në seancë plenare, pritet një debat i gjerë dhe i tensionuar.  Të enjten e kaluar, opozita ishte angazhuar në bllokimin e rrugëve në shenjë të mosbindjes civile.

- reklamë -
Ad imageAd image

Problematikat që janë parashtruar këto ditë do të jetë fokusi i debatit dhe luftës në Kuvend

Ndani këtë artikull