Ad imageAd image

Basha: Do ekstradoj këdo që arratiset dhe ka vjedhur fondet e pandemisë dhe të rindërtimit

1 min lexim

 

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka bërë një premtim publik në Çim Peka Live, ku nuk do të shpëtojë askush që ka futur duart në xhepat e shqiptarëve gjatë kohës së tërmetit dhe pandemisë, pavarësisht se mund të arratiset në Zelandë të Re apo diku tjetër. Këtë premtim Basha e bëri edhe si ish-ministër I Brendshëm, ku ka pasur një rekord ekstradimesh.

‘Në prokuroritë e rretheve kemi bërë rreth 50 kallëzime elektorale, shumë prej tyre për krime elektorale. Në SPAK deri dje kemi bërë 19 kallëzime të lidhura këto me shkelje elektorale.

- reklamë -
Ad imageAd image

Do të vijë kur Shqipëria do të çlirohet nga regjimi i korruptuar i Ramës.
Dokumentat janë aty dhe nëse do të përpiqen të arratisen, unë kam një rekord ekstradimesh si ish-Ministër i Brendshëm, nga Zelanda e Re në Stokholm.

 

Nuk do të shpëtojë askush që ka futur duart në xhepat e shqiptarëve edhe në kohën e pandemisë dhe të tërmetit

Ndani këtë artikull