Ad imageAd image

‘Basha ka tejkaluar çdo vije të kuqe!’/ Berisha: Të hapur, në rast se e ndien që mund të garojë

1 min lexim

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me zhvillimet brenda PD-së të cilat do të kulmojnë me Kuvendin e 30 prillit, si dhe raportet e tij me ish-kryetarin Lulzim Basha.

Në emisionin “Opinion”, Berisha tha se ka kontakte me demokratët, por jo me Bashën për të cilin tha se ka kaluar çdo vijë të kuqe.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Ish-kryeministri tha se Basha e ka rrugën e hapur që të garojë përsëri për kryetar partie në garën që sipas tij, do të hapet pas Kuvendin Kombëtar më 30 prill.

 

 

Pyetje: A do të ndërmerrnit një nismë të takonit Bashën për të gjetur një zgjidhje?

 

Berisha: Në po vendosim kontakte dhe jam i hapur…

Pyetje: Përfshirë dhe Z.Basha?

Berisha: Jo, nuk kam ndonjë kontakt me Bashën. Basha ka tejkaluar çdo vije të kuqe dhe limit në qëndrimin ndaj PD dhe vetes së tij. Në rast se Basha e ndien se mund të marrë pjesë në garë që do hapet për të gjitha forumet e ardhme ai nuk është i përjashtuar, ne nuk përjashtojmë. ai ka përjashtuar, ne jo. Ai e ka rrugën e hapur. Ai bën zgjedhjen e tij, ne jemi të hapur

Ndani këtë artikull