Ad imageAd image

Basha mban selinë me forcë, nxjerr gratë që të sulmojnë Evi Kokalarin

1 min lexim

 

Pas mori me forcë, zyrat e grupimit Dhjetor 90 dhe zyrat e Forumit Rinor të PD, Lulzim Basha ka ndryshuar edhe bravat e zyrës, së Lidhjes demokratike të Gruas.

Ndërsa anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, hynë në selinë blu, për të organizuar një mbledhje, me gratë demokrate, janë përballuar me dyert e mbyllura, nga kryetari i shkarkuar, Lulzim Basha.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Anëtarja e Komisionit të rithemelimit, Albana Vokshi, deklaroi se janë ndërruar bravat e zyrave dhe Basha po e trajton selinë e demokratëve, si të jete pronë private e tij.

Situata u tensionua edhe me shumë, pasi disa gra mbështetëse të Lulzim Bashës, provokuan anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Një nga militantet e Bashës, Violeta Geci, shpërtheu në fyerje ndaj anëtares së Komisionit të Rithemelimit, Evi Kokalari.

Pavarësisht, përpjekjeve të Bashës, gratë demokrate vijuan mbledhjen në selinë blu, duke u përgatitur për referendumin, e 18 dhjetorit, ku anëtarët e Partisë Demokratike, do të votojnë shkarkimin e Lulzim Bashës.

Dy mbështetëset e Lulzim Bashës, kanë tentuar të sulmojnë edhe fizikisht, anëtaren e Komisionit të rithemelimit, Evi Kokalarin, gjatë prononcimit për mediat që po jepte, në hyrje të selisë së PD.

Ndani këtë artikull