Ad imageAd image

Basha për ‘Bularatin’: Ngjarje kriminale, ku Rama kërkon të kapet

1 min lexim

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sot për vrasjen e Kostandinos Kacifas në përballje me RENEA-n.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Basha është shprehur se një ngjarje kriminale nuk mund të kthehet në një ngjarje politike.

“Qëndrimi është i qartë, kjo është një ngjarje kriminale dhe përpjekjet për ta kthyer atë në politike në të dyja anët e kufirit, janë të dënueshme.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në rastin e Edi Ramës për të pompuar me retorikë të sforcuar një ngjarje që duhet trajtuar vetëm si ngjarje kriminale, është tregues i gjendjes ku ndodhet ai.

Ai do të kapet pas gjithçkaje për të larguar vëmendjen nga një bandë që do të shpëtojë ata nga fati që i pret dhe përgjegjësia politike e bashkëqeverisjes me krimin”, tha Basha.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull