Ad imageAd image

Basha publikon videon me të rinjtë: Ndryshimi do të ketë fytyrën tuaj, plot 60 mijë vullnetarë mbështesin PD në të gjithë Shqipërinë!

1 min lexim

 

 

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shfaqet me disa të rinj, e nuk ngurron t’i falenderojë për punën që ata bëjnë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Basha thekson se në të gjithë Shqipërinë, janë 60 mijë të rinj vullnetar që mbështesin Partinë Demokratike, e nënvizoi se ndryshimi sipas tij, do të ketë fytyrën e të rinjve.

 

Fjala e plotë:

 

Sot kam një lajm të mrekullueshëm. Kur isha në makinë duke ardhur tek takimi, më thanë që numri i vullnetarëve, në nivel vendi kaloi 60 mijë. Megjithatë gjithsecili prej jush është i çmuar në vetvete! Kështu që ju falenderoj nga zemra për punën që po bëni dhe ndryshimi do të ketë fytyrën tuaj, do të ketë energjinë tuaj, e do të ketë dëshirën tuaja! Faleminderit shumë për punën!

Ndani këtë artikull