Ad imageAd image

Basha takon ministrin e jashtëm turk: Histori e konsoliduar bashkëpunimi mes dy popujve

1 min lexim

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavusoglu, do të qëndrojë sot në Tiranë në vizitë zyrtare.

Axhendën e takimeve Çavusoglu e nisi nga Ministria e Jashtme, me homologun Ditmir Bushati.

Ai ka takuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në fokus të takimit janë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. 

“Takim i përzemërt me Ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavusoglu. Nje histori e konsoliduar mbështetje dhe bashkëpunimi mes dy popujve dhe vendeve tona e cila do të njohë fuqizim në sfidat e përbashkëta të së ardhmes.”, shkruan kreu I PD në facebook.

 Ministri Çavusoglu, do të realizojë takime me zyrtarë të lartë të Shqipërisë, si presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Pas përfundimit të vizitës në Shqipëri, ministri Çavusoglu do të realizojë një vizitë në Kosovë.

Ndani këtë artikull