Ad imageAd image

‘Basha të largohet bashkë me…’/ Bushati kundër Haxhiut: Braktisi 600 mijë votues për tu bërë ‘dashnori’ i Yuri Kim

2 min lexim

 

Analistët Baton Haxhiu dhe Andi Bushati ndajnë mendime të ndryshme rreth dorëheqjes së Lulzim Bashës pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit.

Në emisionin ‘Shock’, Haxhiut u shpreh se Lulzim Basha duhet të largohet nga PD bashkë me Salianjin, Dumën, Gjekmarkaj, Alibeaj, të cilët e kanë përkrahur Bashën deri në zgjedhjet e 6 marsit, e pas humbjes së PD kanë kërkuar që ai të japë dorëheqjen.

- reklamë -
Ad imageAd image

Haxhiu tha fakti se deputetët e PD-së që kanë përkrahur Bashën kanë shkuar “si cjapi te kasapi” në zgjedhjet e 6 marsit, janë shenjë që këta njerëz, bashkë me Bashën duhet të largohen nga partia.

Haxhiu: Lul Basha nuk duhet të shkojë i vetëm, për arsye se krejt këta që kërkuan dorëheqjen e tij, Salianji, Duma, Gjekmarkaj, Alibeaj nuk kanë dinjitetin politik për të vazhduar politikën me këdo të jetë, e as për të bashkuar PD-në.

Por ndryshe mendon analisti Andi Bushati, i cili thotë se Lulzim Basha duhet të largohet i vetëm, pasi kur përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD nuk e pyeti partinë, e as demokratët.

Bushati: Midis 600,000 votuesve të vet dhe Yuri Kimit, zgjodhi të bëjë dashnorin e Yuri Kimit dhe jo të përulurin e votuesve të vet”, u shpreh Bushati.

Sipas Bushatit, Basha duhet të largohet jo sepse u fut në zgjedhjet e 6 marsit por sepse pasi u testua në këto zgjedhje, “u provua se partia e vet nuk e do dhe nuk e voton”.

“Ky nuk mori dot votat e demokratëve, prandaj duhet të ikë

Ndani këtë artikull