Ad imageAd image

Basha: Vetëm përballja me Edi Ramën na liron rrugën drejt BE-së

1 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komunikoi sot nga selia blu me shqiptarët për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë nga BE-ja.

Ai tha se e vetmja mënyrë që e liron rrugën evropiane të Shqipërisë është përballja me qeverinë e Edi Ramës.

Kryetari i PD, Basha paralajmëroi se PD dhe opozita do të bëjë gjithçka për të larguar këtë të keqe të madhe duke ju referuar qeverisë, ndërsa deklaroi se refuzimi i vendeve të BE për hapjen e Negociatave ka ardhur për shkak të krimit dhe korrupsionit të qeverisë. “Do bëjmë gjithçka për të larguar llumin”, tha Basha duke i bërë thirrje çdo qytetari ti bashkohet asaj që ai e konsideroi “kthesa e madhe”.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull