Ad imageAd image

“Bashkëpunim për cdo paqartësi” Meta i dorëzon raportin Presidentit të Komisionit të Venecias

1 min lexim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.

Kreu i shtetit i dorëzoi Presidentit Buquicchio raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias, dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të.

Meta vlerësoi kontributin historik të Komisionit të Venecias për forcimin e institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjatë këtij takimi ishte e pranishme edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, znj. Albana Dautllari.

Ndani këtë artikull