Ad imageAd image

Bashkitë Devoll dhe Pogradec revokojnë vendimin për caktimin e Qendrave të Votimit

1 min lexim

Bashkia e Devollit dhe Pogradecit i janë drejtuar me një letër KQZ-së, ku njoftojnë revokimin e vendimit për caktimin e Qendrave të Votimit.

Qendrat e Votimit do të ruhen nga punonjës të bashkive dhe në to nuk do të lejohet futja e materialeve zgjedhore.

Vendimi i bashkive thuhet se vjen në zbatim te dekretit të Presidentit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Të dy bashkitë shprehen të vendosura për të marrë në administrim edhe KZAZ dhe VNV.

Më herët Bashkia Selenicë iu drejtua sërish me një letër KQZ-së, prefektit të qarkut Vlorë, kryeministrit të vendit, si dhe presidentit Meta, të zbatojnë dekretin e këtij të fundit dhe të lirojnë ambientet të cilat do të përdoren si ambiente zgjedhore si dhe ambiente për numërimin e votave.

Shametaj insiston edhe njëherë që në Selenicë nuk do të ketë zgjedhje, nuk ka kërkuar kuti votimi apo ambiente zgjedhore.

Shametaj kërkon vetëm zbatimin e dekretit të Presidentit Meta.

Ndani këtë artikull