Ad imageAd image

BE dhuroi 20 mijë teste për Covid-19, ish-ministri: ‘Shuplakë’ Shqipërisë për testim të gjerë

2 Min Read

Pasi Bashkimi Europian i dhuroi Shqipërisë 20 mijë teste për COVID-19, vjen një reagim nga ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehu theksoi se vendi ynë ka realizuar vetëm 6000 testime në popullatë.

‘Mesazhi e thirrja e BE me ate donacion qe realizoi, eshte nje ‘shkundje’ e forte ndaj nesh per testim te gjere me decentralizim e mobilizim te te gjitha kapaciteteve, (ne Gjermani do realizojne tashme 4 Milion teste virusologjike ne jave duke mobilizuar edhe laboratoret veterinare)!’, shkruan Shehu.

Mesazhi i plotë i Tritan Shehut:

- reklamë -
Ad imageAd image
 

BE me 20000 kitet e kontrollit, nje ‘shuplake’ Shqiperise per cfare nuk po ben e cfare duhet te beje!

BE dje i dhuroi vendit tone 20000 kite kontrolli, kur ne kemi realizuar ne popullesi vetem reth 6000 testime!!!

Nqs llogarisim se per nje grup te njekoheshem analizash, psh prej 50-100 tampona duhet nje kit kontrolli, del qe 20000 te tillat te jene llogatitur per 1-2 milion testime.

Ky eshte projeksioni i BE per nivelin e testimeve ne Shqiperi, shume larg kjo nga sa eshte realizuar apo dhe sa do te realizohen nqs vazhdohet me ritmet e ‘breshkes’, centralizimin e hermetizimin, qe demton edhe sigurine e besushmerine e procedurave, si dhe rrezikon procesin e ‘hapjes’.

Keto si dhe testimet imunologjike duhet e mund t’i ofrohen te gjithe popullesise; te deklarosh se kjo eshte e lejuar vetem per disa profesione eshte nje menyre paradoksale te vepruari, ndesh me te Drejtave Themeltare te Njeriut.

Mesazhi e thirja e BE me ate donacion qe realizoi, eshte nje ‘shkundje’ e forte ndaj nesh per testim te gjere me decentralizim e mobilizim te te gjitha kapaciteteve, (ne Gjermani do realizojne tashme 4 Milion teste virusologjike ne jave duke mobilizuar edhe laboratoret veterinare)!

Edhe per kete mesazh thelbesor: test, test, test, ne duhet te falenderojme thellesisht Brukselin!

Share This Article