Ad imageAd image

Belind Këlliçi i bashkohet ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha

2 min lexim

 

Deputeti demokrat Belind Këlliçi nuk do të jetë më në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD).

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vendosi këtë të premte të hapë garën për kreun e ri të Forumit Rinor, dy vite pas mbarimit të mandatit të Këlliçit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën.

Vendimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të shpallur zgjedhjet për drejtimin e Forumit Rinor të PD vjen 48 orë përpara se Sali Berisha të zhvillojë një takim me të rinjtë e kësaj strukture të PD.

 

Burime pranë stafit që merret me organizimin e takimeve të ish-kryeministrit Berisha thanë se “të dielën pjesë e këtij takimi pritet të jetë edhe kreu aktual i FRPD, Belind Këlliçi”.

Disa javë më parë disa anëtarë të kryesisë së Forumit Rinor Demokrat i kërkuan zyrtarisht PD të mbledhë Kuvendin Kombëtar. Edhe në disa qarqe të vendit shumë eksponentë të Forumit Rinor të PD, i janë bashkuar nismës së ish-kryeministrit Berisha.

***

Në një lëvizje të papritur të tij, sot kryedemokrati Lulzim Basha shpalli zgjedhjet për kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ndonëse FRPD është organizatë partnere dhe funksionon sipas statutit të tij.

Kryesia e FRPD reagoi menjëherë duke njoftuar mbledhje urgjente për të kundërshtuar dhe hedhur poshtë udhëtimin e dalë nga zyra e Lulzim Bashës

Ndani këtë artikull