Ad imageAd image

Beqiraj: Ditmir Bushati na mësoi të gjithëve me guximin civil

2 min lexim

 

Ish-zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj, e ka cilësuar si një akt të guximit civil, foljen hapur që Ditmir Bushati i bëri problemeve brenda Partisë Socialiste të Ramës

‘Motoja që braktisi Ditmir Bushati!

- reklamë -
Ad imageAd image

LEXO EDHE:
FOTO/ Meta në Sauk, ja në cilën familje po e shikon ndeshjen e kombëtares

Motoja jonë është e thjeshtë – Të mos e shqetësojmë ekzistencën tonë të brishtë!

 

Ditmir Bushati e braktisi atë, pasi nuk i mungojnë as zgjidhjet, as krenaria dhe as entuziazmi. Ai nuk është frikësuar deri në palcë nga aktet e guximit civil. Nuk ka frikë të ndahet nga tufa apo të mbetet pas, nuk ka frikë të bëjmë një hap i vetëm.

 

Vendosi të mos e shurdhojë shpirtin e tij duke thënë: “Do të jetoj pa prishur terezinë dhe të gjitha do të shkojnë mirë. Asgjë nuk mund të shkojë mirë pa ndërmarrë asnjë veprim! Asgjë nuk do të ndodhë vetvetiu, për sa kohë nuk shkëputemi nga besimi që na imponojnë çdo ditë, se jemi të pafuqishëm, pafuqi të cilen e pranojmë pakushte, lartësojmë dhe forcojmë çdo ditë.

Ditmiri nuk është i shenjt, por ndryshe nga shumë të tjerë zotëron atë që fatkeqësisht mungon në masë- Guximin Civil. Bravo Ditmir Bushati

Ndani këtë artikull