Ad imageAd image

Berisha deklarohet deputet i PD! LSI dhe PD ndahen në Kuvend

1 min lexim

 

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha është deklaruar si deputet i kësaj force politike, pavarësisht vendimit të kreut aktual të partisë, Lulzim Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

Bëhet e ditur se ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar në Kuvend kërkesën duke u deklaruar si deputet i Partisë Demokratike.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Si për të konfirmuar faktin e vendimit të tij për të qenë pjesë e grupit parlamentar demokrat, zoti Berisha iu bashkua deputetëve të partisë së tij, të cilët braktisën sallën e Kuvendit pas një debati verbal mes Lulzim Bashës dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla.

 

Ndërkohë kjo seancë e Kuvendit tregoi ngrirjen e raporteve mes dy forcave kryesore të opozitës, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndryshe nga deputetët e Partisë Demokratike që braktisën sallën, Monika Kryemadhi dhe 3 deputetët e saj vijuan të qëndrojnë në Parlament deri në përfundim të seancës.

Shkak i debateve që shoqëruan seancën u bënë propozimet e Partisë Demokratike për përbërjen e komisioneve parlamentare dhe fakti që deputetët e LSI-së kishin mbetur jashtë këtyre komisioneve

Ndani këtë artikull