Ad imageAd image

Berisha – deputetëve suedezë: Kjo qeveri e bazuar në skandale, dora e saj u shtri edhe mbi opozitën!

2 min lexim

Berisha tregoi për procesin e vështirë nëpër të cilën kaloi Partia Demokratike e Shqipërisë, pasi si asnjëherë në këto 30 vjet, siç vërejti, “dora e qeverisë” u shtri mbi opozitën. 

 Berisha tha: “ Para së gjithash, dua të falenderoj me mirënjohje, miqtë tanë, përfaqësues të partisë simotër të Suedisë, të fondacionit, për mbështetjen e çmuar në një nga fushat më kritike për PD-në dhe në veçanti për Lidhjen Demokratike dhe strukturat e saj. Kjo mbështetje është shumë e vlefshme sepse PD ndodhet dhe kaloi në një proces më të vështirin që mund të përshkruhet.
 
Jemi në mandatin e tretë në opozitë dhe kjo absolutisht jo për merita të qeverisë, por për dobësinë e opozitës, sepse ne këtu kemi pasur dhe kemi një qeveri që mund të përmblidhet me dy fjalë: “Scandal based government.” Qeveri e bazuar në skandale”.Ky udhëtim i opozitës në këto vite ka qenë udhëtim topitës, në një mënyrë ose tjetër për fatin më të keq si asnjëherë në këto 30 vite, dora e Qeverisë u shtri mbi opozitën. Dhe tek shqiptarët u krijua përshtypja se Edi Rama është i pamundshëm, nuk mund të mundet dhe opozita si të thuash, i bën fresk atij. Në këtë kontekst, PD ndodhej para alternativës “To be or not to be” – Të ekzistonte apo të shkrihej. Por unë mendoja dhe mendoj se duhet të ekzistonte, sepse mbi 620 mijë shqiptarë e votuan në zgjedhjet e fundit. Por ajo që duhet të ekzistonte, duhej të ndryshonte në mënyrë rrënjësore, të paraqitet para shqiptarëve një parti tërësisht e ndryshuar përndryshe ata nuk kanë asnjë arsye të na besojnë ne.”
Ndani këtë artikull