Ad imageAd image

Berisha: Deputeti Basha i shkarkuar komplet, në mbledhjen e KK as 1/3 e anëtarëve

1 min lexim

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaron se Lulzim Basha është shkarkuar nga çdo funksion në Partinë Demokratike.

Gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët e Jacksonville në Florida, SHBA, Berisha tha se mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar dështoi pasi nuk u paraqitën as 1/3 e anëtarëve.

- reklamë -
Ad imageAd image

Salla u mbush me punonjës të godinës dhe individë që nuk janë anëtarë, tha Berisha.

“Ne nuk përballemi vetëm me deputetin Basha që nuk njeh asnjë normë, ligj, asjnë parim, përkundrazi i marrë peng vepron sipas urdhrave që merr. Sot p.sh, ai i shkarkuar komplet thërret Këshillin Kombëtar në të cilën nuk paraqitet as 1/3 e anëtarëve dhe mbush sallën me punonjës të godinës dhe individë të tjerë duke mashtruar publikisht. Por pavarësisht nga të gjitha këto,ju garantoj se ky revolucion i filluar për rivendosjen e vlerave konservatore nuk ka të ndalur. Se ky revolucion siç çmontontoi në 91 diktaturën komuniste, do të çmontojë narkoshtetin shqiptar”.

Ndani këtë artikull