Ad imageAd image

Berisha: Gjithçka Basha e ka bërë për interesin e tij personal

1 min lexim

 

Sali Berisha thotë se vendimin për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, Lulzim Basha e bëri për arsye personale.

Në “Zonë e Lirë”, ish-Kryeministri tha se nuk kishte dijeni nëse Basha ishte “non grata” në SHBA, por theksoi se ai nuk shkon në këtë vend prej disa vitesh.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Gjithçka ka bërë vetëm për veten e tij. Gjithçka e ka bërë në funksion të interesit të tij personal. Ka udhëtime të anuluara. Unë di ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë përpara ku më thotë se si do ia bëjmë se na del probleme i atij ligjit, të dekriminalizimit. I them nuk ka asnjë lidhje, kurse ky është në përgjithësi”, tha Berisha.

Ndani këtë artikull