Ad imageAd image

Berisha: Gjyqet e humbura nga Rama në arbitrazh mund të kalojnë dyfishin e vlerës së Becchetit dhe ‘Actor’

3 min lexim

 

Në intervistën e fundit përpara zgjedhjeve të 25 prillit, ish-kryeministri Berisha në Çim Peka Live është ndaluar fillimisht te gjyqi i humbur i Ramës në Arbitrazh me biznesmenin Francesco Becchetit, ku tha se ky nuk është gjyqi i vetëm që Rama ka humbur dhe se të tjerë me shifra marramendëse janë në radhë.

‘Historia e Kalivaçit është shumë e gjatë. Në vitin 1996, Beccheti ka fituar tenderin e Kalivaçit bashkë me kompaninë ENEL. Për ne ishte një gjë e madher që ENEL merrte përsipër ndërtimin e këtij hidrocentrali. ENEL duhet pranuar që në një vendim arbitrar përjashton ortakun Beccheti. Dhe ata fillojnë një gjyq ku ENEL humbet shumë thellë dhe e fitoi Beçheti. Beccheti u paraqit sërish me pretendime për kontratën. Ne gjetëm klauozola që ne nuk ja jepnim. Por Beccheti gjetur Doce Bank, që ishte një gjigand në prona dhe asete.

- reklamë -
Ad imageAd image

Doce Bank ka negociuar me palën tonë dy javë të gjithë emrat e kontratës dhe Kalivaçi i është dhënë bashkimit të kompanive Beccheti-Doce Bank, dhe Doce Bank-Beccheti. Nga kriza financiare, Doce Bank, dega e Londrës u shkri dhe natyrisht që çështja ishte midis tyre dhe jo midis nesh dhe ata si ortakë e zgjidhën problematikën.

Por çfarë bëri Rama. Rama e përzuri Becchetin se ke probleme me ortakun, gjë e cila nuk mund të ndodhë kurrë, që një shtet i pakapur të bëjë gjëra të tilla.

 

Ky argument i padëgjuar më parë, ku një shtet merr pa kërkesë anën e njërës palë, ky është më i rëndë dhe Shqipëria është e sigurtë që do marrë një penalitet shumë të rëndë. Kjo u bë për tja dhënë Fushës. Hajde ta përzemë këtë. Që qeveria shqiptare hyn midis privatëve, është e pabesueshme. Nuk ka ekzekutiv që futet në këtë punë. Dhe ky 150 milion euro do i paguajë.

Absolutisht që nuk ka asnjë formë në tokë që ky ti marrë diçka Becchetit. Ashtu do të humbasë gjyqin me Kurum, terminalin e mallrave në Durrës sepse e ka përzënë pa asnjë ligj.

Dhe do të humbasë një gjyq tjetër shumë të madh atë të Gosës. Kanë punuar kompani serioze, në plazhin e Gjeneralit dhe vlera e investimit është 1.2 miliard euro. Dhe që është investimi i dytë më i madh në turizëm. Dhe ky e përzuri. Unë mund tju them se gjyqet e humbura mund të shkojnë në dyshin e gjyqit të Becchetit dhe të kompanisë Act

Ndani këtë artikull