Ad imageAd image

Berisha: Koalicion opozitar! Kandidatët do të zgjidhen me primare

1 min lexim

 

Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi krijimin e një koalicioni opozitar për zgjedhjet vendore të pranverës së vitit 2023.

Berisha tha se kandidatët do të zgjidhen me primare.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kreu i PD foli edhe për kandidimin e deputetëve për kryetar bashkie.

“Koalicion unë vlerësoj se do të ketë. Koalicioni do përcaktojë rregullat e tij, por çfarë do jetë në këtë koalicion për Partinë Demokratike, aksionet e PD, ato të gjitha do të zgjidhen me primare. Ne nuk heqim dorë kurrsesi. Ne konsiderojmë primaret si risinë e dytë më të madhe pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Vendosja e pluralitetit brenda partive është fundi i kryetarokracisë, forma më e vërtetë e demokracisë brenda një partie. Për ato që jemi zotuar, ne qëndrojmë plotësisht”.

 

Kandidimi i deputetëve?

Berisha: Cilido që është deputet i PD dhe dëshiron të kandidojë është i mirëpritur t’i nënshtrohet primareve. Kryetari i PD dhe Kryesia de facto nuk kanë më asnjë pushtet mbi kandidaturat që plotësojnë kriteret nga dekriminalizimi. Ata që plotësojnë kriteret do të jenë të mirëpritur në këtë garë.

Ndani këtë artikull