Ad imageAd image

Berisha komenton letrat e Ramës: Doli si etërit e tij, i vjen mirë të zhduket opozita

1 min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha duke komentuar letrat e kryeministrit Edi Rama për dialog me opozitën, thotë se ato tregojnë se kreu i qeverisë nuk mban asnjë përgjegjësi.

 

Sipas Berishës, letrat e hapura janë metoda të partive komuniste.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Duke lexuar dy letrat e tij, ju do të gjeni se ai është i vetmi shqiptar sot mbi tokë që nuk ndjen asnjë përgjegjësi për krizën e krijuar, që gjithçka e projekton tek kundërshtari. Asnjë njeri nuk mendon se ai nuk ka përgjegjësi. Çdo njeri normal e ka të qartë fundja e bandave në proces zgjedhor. Duke shkruar letër të nxjerrësh vrer tek kundërshtari. Së dyti, ai i shpall luftë popullit opozitar. Ai e tregon veten një trashëgimtar primitiv të etërve politikë, kur thotë se kundërshtari duhet të zhduket. Nuk mundet kurrë që një kryetar qeverie të thotë se është një ogur i mirë zhdukja e opozitës. Atëherë do vetëm opozitën që krijon vet. Shikoni konceptin e tij për opozitën. Që në këtë moment, ajo letër është për t’u hedhur në koshin e plehrave. Është një kushtrim për çdo opozitar. Historia e letrave të hapura është metodë e partive marksisto-leliniste”, theksoi Berisha.

Ndani këtë artikull