Ad imageAd image

Berisha: Lul Brava i përfshirë në portin e Durrësit dhe ‘parkun e 4 hajdutëve’

2 min lexim

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me demokratët e zonës së Vaut të Dejës.

Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se Lulzim Basha është marrë peng, me dosje korrupsioni dhe me afera korruptive.

- reklamë -
Ad imageAd image

‘Rama në një urrejtje ndaj demokracisë, arriti të marrë peng Lulzim Bravën, me afera korruptive. 800 mijë metra katrorë në portin e Durrësit, që është afera e shekullit i janë dhënë gjoja një arabi, i cili në një aspekt është një biznesmen i madh shumë, por edhe kaq i madh si mashtrues.

 

Ai ka marrë buzën e Savës në Beograd, për të investuar 4 miliardë euro, por deri tani pas 10 vitesh ka investuar 24 mln euro.

 

Portin e Durrësit e ka marrë Edi Rama dhe Lulzim Brava. E rezulton se përfaqësues i Emar në Shqipëri, është përfaqësuesi i Lulzim Bravës.

Ju e patë se çfarë bëri me selitë. Se në çmënyrë armiqësore u soll ai me demokratët që e kanë ndjekur 8 vite. E gjitha kjo sepse selia është parashikuar të shndërrohet në kullat e parkut të ‘4 hajdutëve’. Aty do të ndërtohen 4 kulla, gjejeni ju se sa ka marrë për vete Lulzim Brava.

Pluralizmin politik e rithemeluan, rivendosën, burrat dhe gratë, djemtë e vajzat si ju. Njerëz të idealeve, njerëz që nuk e shitën votën për 4 mijë lekë, paçka se pse prej kishte nga ata që nuk kishte darkë, nuk kishte me çfarë të blinte ilaçet, humbët edhe vendet e punës. Por ju nuk u shitët, nuk u dorëzuat. Pluralizmi ishte në zemrat tuaja’, tha gjatë fjalës së lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Ndani këtë artikull