Ad imageAd image

Berisha: Muzeu sekret 6 mln € i ‘Ndrikull Piramidës’ dhe mafia e plehrave, garë e çmendur si të vjedhin

1 min lexim

 

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza në adresë të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, lidhur me tenderin sekret 6 mln euro, për ndërtimin e një Muzeu ushtarak në periferi të Tiranës.

Lideri historik i PD akuzoi edhe mafien e plehrave siç i quajti ai impiantet e inceneratorëve, ndërsa Shqipëria është mbuluar nga plehrat.

- reklamë -
Ad imageAd image

480 mln euro tha Berisha janë paguar për inceneratorët. Ndërsa shtoi se qeveritarët dhe ministrat jnë në garë si të vjedhin.

 

“Tani na del Muzeu sekret i ‘Ndrikull Piramidës’. Na qenka në Bërzhitë një Muze 6 mnln euro për ushtrinë. Një garë e çmendur e shfrenuar se si të vjedhin. Merrni 480 mln euro djegësat, ku është djegësi i Fierit. Plehrat i dogjën duke helmuar qytetarët e Fierit dhe Myzeqesë. Ku është djegësi i Tiranës? Shqipëria mbytet nga plehrat sepse mafia e plehrave i ka shndërruar ato në miniera floriri për t’u pasuruar në kurrizin tuaj”, tha Berisha

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull