Ad imageAd image

Berisha: Në sulm u përfshinë hakera të qeverisë, hakera rusë e serbë! Kosova u sulmua nga sistemet e Shqipërisë

2 min lexim

Ai tha se sistemet e policisë janë shkatërruar qëllimisht nga qeveria për të fshehur lidhjet e saj me krimin.

Berisha tha se në sulmin që solli shkatërrimin e infrastrukturës dixhitale në Shqipëri janë përfshirë hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë.
 “Dua të informoj shqiptarët me përgjegjësi të plotë, nga burime të trefishta, se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës dixhitale në Shqipëri, janë përveç të tjerash edhe hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë. Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën nga burime shumë serioze.E thashë këtë jo për të ekzoneruar rolin e një fuqie armike siç është Irani, por për t’u thënë të vërtetën shqiptarëve, që ia fsheh Edi Rama dhe klika e tij. Shqiptarët janë dëshmitarë se hakerimi masiv i të dhënave dixhitale personale filloi me dorëzimin e këtyre të dhënave te patronazhistët, vazhdoi me dorëzimin e targave, e letërnjoftimeve,” tha Berisha.

“Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë. Mali i Zi është në atak. Gjithashtu edhe Maqedonia. Nuk e di nëse janë sulmuar nga sistemet shqiptare këto të fundit. Por për Kosovën është e sigurt. Çka do të thotë penetrim i plotë i hakerave serbë ose rusë. Sepse dihet se problemet më madhore me Kosovën i kanë.

E vërteta është se mbrojtja e Kosovës ka deklaruar se sulmet janë nga rajoni.

Mirëpo Edi Rama kërkon t’i mbyllë të gjitha me ajatollahët. Shqiptarët dhe aleatët tanë duhet të dinë të vërtetën. Se sistemi TIMS dhe MEMEX, dhe databaze i policisë shkencore ka çdo gjë, ADN, grup gjaku, gishti, çdo gjë të botës së nëndheshme. Nuk ka asnjë lidhje me portalet. Ka lidhje me ndërhyrjen direkte të hakerave që duan të zhdukin lidhjet e qeverisë me krimin,” tha Berisha.

Ndani këtë artikull