Ad imageAd image

Berisha pas mbledhjes në selinë e PD: Morëm vendime për organizimin! Dyert e blinduara do të hiqen

1 min lexim

 

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me Komisionin e Rithemelimit në selinë e PD se dyert e blinduara do hiqen dhe gjithçka do të shkojë drejt normalitetit.

Lideri historik i PD, Sali Berisha tha se do të ketë një proces vendimmarrës në të gjitha nivelet ndërsa shtoi se sot kanë marrë vendime organizative në strukturat e PD.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Sot janë marrë vendime për organizimin dhe strukturat e Partisë Demokratike. Gjithçka do të normalizohet. Gjithçka po ecën mjaft mirë në të gjitha nivelet.”-tha Berisha.

 

 

Nga burimet për Syri-n, mësohet se tema të diskutimeve mes anëtarëve të Komisonit të Rithemelimit kanë qënë:

 

1.Diskutim për organizimin e brendshëm
2.Kthimin në normalitet të selisë
3.Të hiqen blindet
4.Të sistemohen ambjentet për punë
5.Të rikthehet normaliteti në PD
6.Të njoftohen të gjithë partnerët

Ndani këtë artikull