Ad imageAd image

  Berisha: Pas mega-aferës së Durrësit fshihet Rama dhe Lulzim Brava

1 min lexim

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në konferencën e ditës së hënë se protestat e opozitës nuk do ndalen gjer në rrëzimin e monizmit.

Berisha tha se aferat e monizmit janë të tmerrshme. Sërish Berisha foli për mega-aferën e Portit të Durrësit.

Ai tha se pas saj qëndron Edi Rama dhe Lulzim Basha.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ky monizëm nuk ka të ndalur, aferat e tmerrshme të Edi Ramës janë unike në botë.

Pasi ka vjedhur 420 milionë euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë në një sipërmarrje, shumë shpejt do e njihni, me dokumente false.

60 përqind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre. Po organizojnë në Durrësin e Shqipërisë vjedhjen më të tmerrshme në histori,” tha Berisha.

Ndani këtë artikull