Ad imageAd image

Berisha: PD është e hapur për Gaz Bardhin dhe çdo deputet tjetër, përveç Alibashës dhe Lul Pengut

2 min lexim
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën e fundjavës se PD është e hapur për çdo deputet, përveç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

 

“E vërteta është që grupi me unanimitet të plotë, pas diskutimit të secilit, të çdo anëtari, ishte i mendimit që të vazhdojnë negociatat me deputetët e tjerë, me Gaz Bardhin, kryetarin e grupit dhe të tjerë, me qëllimin më të mirë, arritjen e një bashkimi.

Kjo pasi konstatohet se ky vullnet ekziston nga të gjitha palët, dhe unë e quaj këtë vendim të grupit, një vendim në vlerësimin tim, të drejtë, në përputhje me interesat e PD-së, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj.
 
… Me zotin Bardhi dhe çdo deputet tjetër, përveç Alibashës dhe Lul Pengut, kjo parti është dhe do jetë e hapur për diskutim. Dhe nuk ka kush pse të ma dijë për nder se është partia e demokratëve.
 
Ata të dy e kanë nxjerrë veten jashtë, janë shndërruar në pengje të Edi Ramës.
 

… Çdo propozim që vjen nga ata që vendosin të punojnë mbi baza realiste për pajtimin dhe bashkimin, konsiderohet me seriozitet. Çdo propozim vlerësohet dhe konsiderohet me seriozitet të madh.

… Se çfarë përfaqëson Basha, është bërë e qartë për çdo qytetar shqiptar. Ai përfaqëson mirëfilltas një peng të Edi Ramës, me qëllime të caktuara. Por pozitivja është se nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar se ai është pengu i Edi Ramës. Ai dhe një grup i vogël që e ndjekin, janë të zbrazur nga çdo lloj integriteti moral, politik, etj. Pengu përfaqëson mjeranin, njeriun më të mjerë.

… Ka qenë qëndrimi i Lulzim Pengut, i cili pas një serie aktesh ndaj demokratëve shqiptarë, kreu aktin e fundit të turpshëm, sepse pas humbjes së zgjedhjeve të opozitës në vitin 2021, vazhdoi procesin për të përfunduar këtu ku është. E keni marrë vesh koalicioni që bëhet në nivel lokal, Rama-Pengu-Doshi? Prandaj të mos bëjmë komente,” tha Berisha.

Ndani këtë artikull