Ad imageAd image

Berisha: Përshëndetje të përzemërta miq me këtë VIDEO! Rroftë Kosova!

2 min lexim

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një kronikë të disa viteve të shkuara të një vizite të tij në Kosovë, e cila duket se i ka rikthyer kujtime të çmuara dhe emocione të fuqishme.

Në këtë vizitë me ftesë të qeverisë së Kosovës, Berishës atëherë në krye të qeverisë së Shqipërisë, i janë dhënë disa çertifikata nderi nga qytete të ndryshme, si p.sh. në Prishtinë dhe në Gjakovë, të cilat e kanë shpallur, Prof. Dr. Sali Berishën, “Qytetar Nderi”.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Përshëndetje të përzemërta miq me këtë video! Rroftë Kosova!” – shkruan Berisha sot në profilin e tij në krahas videos, me shumë gjasa dërguar nga përkrahësit e tij e ku ndër të tjera dëgjohen pjesë nga fjalimet e tij për nderimin e bërë:

“Unë i përkas një treve, e cila njihet me emrin Malësi e Gjakovës. Tropoja…”, thotë Berisha në njërin prej tyre. Dhe më tej zbulon: “Gjatë luftës, UÇK-ja vendosi një bazë në shtëpinë time, vërshuan gazetarë dhe dinjitarë nga e mbarë bota duke më pyetur dhe drejtuar se kjo është angazhim. Unë kam pasur vetëm një përgjigje të thjeshtë: “Nuk po bëj asgjë tjetër, por po i përmbahem kodit të familjes sime!”:

Ndiqni videon e asaj kohe, me të cilën ish-Kryeministri ka kthyer sot tërë vëmendjen e tijnga populli i Kosovës

https://www.facebook.com/121577844669798/posts/1973710569456507/

Ndani këtë artikull