Ad imageAd image

Berisha poston mesazhin: Rama ndodhet në një ishull me hetuesit e FBI

2 min lexim

Në mesazhin e publikuar nga Berisha përmendet edhe Erion Veliaj, i cili thuhet se “është nisur me urgjencë për New York për të ndërhyrë tek Aleks Soros për të ndihmuar apo për të shpëtuar veten sepse edhe emri i tij lakohet shumë herë në pjesën e dosjes që nuk është publikuar”.

 
 Mesazhi i plotë i Berishës:
 

Rama në Ishull?? #sb

 

“Përshëndetje Dr. Sëmundja e Ramës është diplomatike. Njoftimi i Dukës është i pavërtetë. Rama ka qenë prej tre ditësh në një ishull në takim me hetues të FBI, por edhe zyrtarë të lartë.

Atij i është kërkuar: 1- të rrëfejë çdo gjë si i penduar i drejtësisë rreth lidhjeve të tij me McGonigal si dhe çdo gjë rreth oficerit të shërbimeve inteligjente, sigurimit të shtetit Agron Neza dhe superkëshilltarit të tij të errët Dorian Duçka. Ramës i është kërkuar të dëshmojë për lidhjet e tij me Mark Rossinin, kontratat direkte me Lou Bladel paraardhësi i McGonigal në FBI.

Ndërkohë Erion Veliaj është nisur me urgjencë për New York për të ndërhyrë tek Aleks Soros për të ndihmuar apo për të shpëtuar veten sepse edhe emri i tij lakohet shumë herë në pjesën e dosjes që nuk është publikuar.”

Ndani këtë artikull