Ad imageAd image

Berisha: Rama, problemi më madhor i shqiptarëve pas Enver Hoxhës

1 min lexim

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi vendosmërinë e forcave opozitare për të larguar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se është shndërruar në problemin më madhor në politikë që pas Enver Hoxhës.

“Ka një dakortësi tjetër më madhore, – theksoi Berisha në konferencën për shtyp i pyetur për bashkëpunimin me partitë e tjera opozitare. – Ajo, për t’i dhënë duart Edi Ramës një minutë e më parë. Këtu PD-ja dhe PL-ja, partitë e vërteta opozitare, shoqëria civile etj., të gjithë janë bashkë për t’i prerë biletën këtij njeriu i cili është shndërruar në problemin më madhor të shqiptarëve, pas Enver Hoxhës në politikë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ky objektiv i tejkalon të gjitha problemet e tjera. Ne do t’i bashkërendojmë këto në frontin e përbashkët për shpëtimin e Shqipërisë. Ai ka çdo ditë afera të paimagjinueshme.”

Ndani këtë artikull