Ad imageAd image

Berisha: Saje Qorri thotë se u hetua, por doli i virgjër

1 min lexim

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, doli një ditë më parë para mediave duke pretenduar se është i pafajshëm sa i përket akuzave për implikim në trafik droge. Tahiri tha se ka dorëzuar një dokument të prokurorisë Italiane, ku del se ai është i pafajshëm.

Por mesa duket ky është i gjithi një bllof i Tahirit, pasi rezulton se i njëjti dokument që ish-ministri pretendon se është dorëzuar në prokurorinë shqiptare, të jetë i njëjti dokumenti i lexuar nga vetë ai një vit më parë para mediave në Shqipëri.

Është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili na sjell deklaratën e Saimir Tahirit me zë dhe figurë, të dhënë një vit më parë ku ai pretendon se është i pafajshëm, por që hetimet e publikuara në mediait italiane tregonin krejt të kundërtën.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Ndani këtë artikull