Ad imageAd image

Berisha:‘Spiuni i fuqive armike të NATO-s jep me ryshfet anijet për dasma’

1 min lexim

 Nga Sali Berisha

Pas videos së publikuar në media, ku shihet se si anijet luftarake shqiptare përdoren për festa, reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai sulmoi drejtuesin e shkuar më vonë të kësaj flote, Artur Meçollari, duke vazhduar akuzat ndaj tij si spiun.
“Spiuni i fuqive armike të NATO-s, Artur Meçollari që u emërua nga Edvin Zografi Bis në krye të flotës ushtarake detare, jep me ryshfet anijet luftarake për dasma”.
“Ky akt shënon degradimin e plotë të forcave detare të Shqipërisë nga Edvin Kristaq Zografi, zëdhënësja e tij Ndrikull Xhaçka, që me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO do të deklaronte publikisht se NATO është si nata!” shkruan Berisha.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull