Ad imageAd image

Berisha takon ekspertin e sigurisë: Diskutuam mbi situatën dhe ndikimin rus në rajon

1 min lexim
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka takuar gjatë ditës së sotme ekspertin dhe analistin e njohur të sigurisë, Drizan Shala.

 

Detaje për këtë takim kreu demokrat ka dhënë në një mesazh që ai ka postuar në faqen e tij ne facebook.

 
 
 Mesazhi i plotë:
 
 
 
Me ekspertin dhe analistin e njohur të sigurisë, Drizan Shala.
 
Me Drizanin diskutuam gjerësisht mbi situatën e sigurisë dhe ndikimin rus në rajon. Ai me paraqiti gjetjet dhe analizën e tij, në studimin e tij të fundit të thelluar, kushtuar spiunazhit rus dhe kontrollit nga ky rrjet spiunazhi ushtrisë, Shërbimeve Informative, diplomacie dhe mediave në Serbi. Në takim e përgëzova Drizanin për studimin e tij të vyer.
Ndani këtë artikull