Ad imageAd image

Berisha takon Senatorin Italian: Miqësia mes dy vendeve temë e bisedës

1 min lexim

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim në Shkodër me senatorin italian të ‘Lega Nord’, Manuel Vesoci.

Pas prezantimit të kandidatit të Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahisë për bashkinë e Shkodrës dhe takimit me shtabin në këtë qytet, ish kryeministri Sali Berisha zhvilloi edhe nje takim me senatorin Italian Manuel Vesoci.

- reklamë -
Ad imageAd image

Miqësia mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë ishte nje nga temat e bisedës mes liderit historik, Sali Berisha dhe senatorit Italian të Lega Nord.
Historia e Shkodrës, Shqipërisë ishte një tjetër temë që u bë pjesë e bisedës mes Z. Vesoci dhe Z. Berisha, ndërsa senatori italian e vuri theksin te roli që luajnë shqiptarët që ndodhen ne shtetin fqinj.

Në fund të bisedës senatori Italian ftoi ish-kryeministrin Berisha për një vizitë në Itali

Ndani këtë artikull