Ad imageAd image

Berisha: Të votosh kandidatët e Ramës do të thotë të çosh President kopjen e tij! Konsensusi me të, si të puthesh me Judën!

1 min lexim

 

“Edi Rama, e keni vënë re ju që ai është disekuilibruar plotësisht, se e sheh se ngado që lëviz, del ai që është dhe unë kam besim se me qytetarët e Shkodrës dhe të Shqipërisë, ai i ka kohërat e numëruara”. Kështu deklaroi sot nga Shkodra,ish-Kryeministri Sali Berisha, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Interesit të tyre për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri dhe se kur do të fillojë veprimet konkrete, Berisha iu përgjigj:

- reklamë -
Ad imageAd image

“Jam dakord me ju, shpejt do t’i fillojmë… Ju më pyesni për propozimet e Edi Ramës – unë nuk merrem me to.”

“Nuk merrem me thashethemin, këtu ne merremi me gjërat e vërteta.”

 

Ndonjë emër që do ta propozoni për President?

Berisha: Jo, nuk kemi. Ne jemi opozitë, ne nuk kemi emër që ta propozojmë për President. Jo, nuk kemi”.

Do të votoni çdo emër që sjell Edi Rama?

Berisha: Absolutisht jo! Absolutisht nuk votojmë kandidatët e Edi Ramës. Të votosh kandidatët e Edi Ramës do të thotë ta replikash, të çosh president kopjen e tij. Po kjo s’mund të ndodhë!

Po si duhet të zgjidhet Presidenti?

Berisha: Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën

Ndani këtë artikull