Ad imageAd image

Berisha: Telefonata e Ruçit dhe shkaku i prishjes së marrëdhënieve me Glower në 1996

1 min lexim

Në intervistën e tij para gazetarit Çim Peka në Syri Tv, ish kryeministri Sali Berisha tregoi për herë të parë marrëdhëniet e tij me ambasadoren aktuale të OSBE/ODIHR Audrey Glower në vitin 1996.

Berisha zbuloi se ishte kryetari aktual i parlamentit Gramoz Ruçi, i cili mori nga Athina komandën “bojkotoni zgjedhjet”, teksa i referohej zgjedhjeve të vitit 1996, çka bëri që të prisheshin marrëdhëniet me diplomaten e huaj.

“Gramozi mori në telefon, nga Athina, komandën, “bojkotoni komisionin”. Kjo është e njohur, e kam thënë në mënyrë të përsëritur. A ishte Glower? Ky ishte shkaku që u prishën marrëdhëniet. Nuk ishte personale. U shfaq në 2009, nuk do e pranoja, por Rama kërcënonte se do bojkotonte zgjedhjet nëse nuk do të ishte zonja Glower”, tregoi ish kryeministri Sali Berisha.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull